Shtëpi Video Protesta të dhunshme në Greqi. Sot BE vendos për kredinë(Video)

Protesta të dhunshme në Greqi. Sot BE vendos për kredinë(Video)

Shperndaje në Facebook.

Parlamenti i Greqisë e ka miratuar paketën e reformave financiare, para takimit të përcaktuar të ministrave të financave të Bashkimit Evropian. Në parlamentin prej 300 vendesh, vetëm 153 deputetë të koalicionit qeverisës, votuan për uljen e pensioneve dhe rritjen e taksave.

Të gjithë deputetët opozitarë votuan kundër. Sot në Bruksel ministrat e Bashkimit Evropian pritet të takohen për të shqyrtuar implementimin e kushteve lidhur me kredinë prej 95 miliardë dollarë, me qëllim që të lejohet pagesa e këstit të ardhshëm për Greqinë.

Ky votim u bë të njëjtën ditë ndërsa mijëra grekë protestuan në Athinë kundër reformave jopopullore. Ka pasur edhe përleshje ndërmjet demonstruesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, ku nuk munguan bombat molotv dhe gazi.

11