Shtëpi Lajme Rama dhe Veliaj dalin blof dhe bëhen gazi i botës, “gjobisin” të...

Rama dhe Veliaj dalin blof dhe bëhen gazi i botës, “gjobisin” të njëjtën Lamborghini për të treguar se ndëshkojnë pasanikët

Shperndaje në Facebook.

Për të qarë dhe për të qeshur njëkohësisht është ajo që ndodh me manipulimin e opinionit publik shqiptar herë pas here nga manipulatorët e qeverisë.

Jemi mësuar me gjobat e reklamuara me të madhe nga Bashkia e Tiranës apo nga policia e shtetit ndaj automjeteve të shtrenjta që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë duke mos respektuar rregullat.

Për të treguar se shteti funksionon, bashkia apo policia shpërndajnë foto duke trumbetuar: “Ja, e gjobitëm edhe një milioner, dhe s’na bën syri terr”.

Por jo rrallë ndodh që të bien vetë me këmbët e tyre brenda.

Bashkia e Tiranës ka publikuar një foto ku tregon se si është gjobitur një Lamborghini.

Por i njëjti automjet është gjobitur edhe pak javë më parë, kur sërish fotografia bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Nuk e dimë nëse makina është fotografuar duke u gjobitur në disa rrugë, apo punonjësit e policisë nuk kanë punë tjetër veçse të merren me këtë Lamborghini./ city news