Shtëpi Lajme Rama e vazhdon edhe në Gjermani betejën me portalet, nuk dihet nëse...

Rama e vazhdon edhe në Gjermani betejën me portalet, nuk dihet nëse iu ankua Merkelit

Shperndaje në Facebook.

18723279-303_1480436934-4899079

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë qëndrimit në Gjermani, ka folur edhe për raportet Tiranë –Beograd dhe për reagimet në Prishtinë. Sipas tij, portalet kanë dhënë një pasqyrë të shtrembëruar për këtë temë. Kështu Rama, ka vazhduar betejën me portalet edhe në kryeqytetin gjerman, ndërkohë që nuk dihet nëse për këtë i është ankuar edhe Kancelares.
Ja çfarë thotë Rama në intervistën për Deutsche Welle në shqip.

Ju keni marredhёnie shumë të mira me homologun serb Alaxander Vuçiç. Por nga jashtë duket se në marrëdhëniet bilaterale kur ju afroheni me Serbinё zemёrohet Kosova dhe kur ju angazhoheni pёr Kosovёn zemёrohet Serbia. Si mund të dilni nga kjo dilemë, ose si e shihni rolin tuaj në këtë raport triangular?

Ju siguroj, që portalet nuk janë pasqyrë besnike e realitetit, përkundrazi janë një pasqyrë ku duhet parë me shumë kudjes, sepse mund të marrësh një pamje shumë të deformuar të realitetit. Nuk ka asnjë problem në këtë marrëdhënie, që ju e quani triangulare. Përkundrazi besoj, që kemi një bashkëpunim dhe një mirëkuptim fantastik me presidentin, me kryeministrin dhe me institucionet e Kosovës. Në kuadër të këtij bashkëpunimi e mirëkuptimi sigurisht që ne bisedojmë e koordinojmë edhe përqasjen tonë ndaj Serbisë apo ndaj kujtdo qoftë në momente të caktuara kur kjo është e nevojshme.