Shtëpi Video Rama flet përballë gazetarëve grekë për Çamërin:Një grua 80 vjeçare qante në...

Rama flet përballë gazetarëve grekë për Çamërin:Një grua 80 vjeçare qante në supin tim dhe thoshte dua të shoh edhe njëherë tokat nga më…

Shperndaje në Facebook.

edi-rama_1


Në një intervistë për televizionin “Skai” në Greqi, Kryeministri Edi Rama ka folur rreth çështjeve të fundit që kanë prekur aktualitetin midis dy vendeve. Në emisionin “Histori” përballë katër gazetarëve Rama do t’i përgjigjet pyetjeve përballë katër gazetarëve.
“Lideri shqiptar përgjigjet për çështjen e paktit detar me Greqinë, skenarët e “Shqipërisë së Madhe”, shembjen e shtëpive të grekëve në Himarë, dhe postimin e tij për Akropolin në ‘Facebook’, që shkaktoi reagime të shumta.”- thuhet në promon e emisionit.
Midis pyetjeve që gazetarët i kanë drejtuar Ramës, ka qënë ajo në lidhje me tokat e Çamërisë.
“Një grua 80 vjeçare qante në supin tim dhe thoshte dua të shoh edhe njëherë tokat nga më shpërngulën. A e dinë grekët që jemi në gjendje lufte, ka një dekret ende në fuqi që nga qeveria zogiste?! Pse nuk e heqim ligjin e luftës?!Ligji i luftës përdoret si pengesë. Jetojmë në përputhje me një traktat drejtësie.Nuk e duroj dot faktin që më mendojnë si anti grek kurse këtu më marrin si pro grek. ”- ka thënë Rama.