Shtëpi ShowBiz Reagon me ironi ndaj videos Shkëlzen Berisha: Paratë s’ua ngjis në ballë...

Reagon me ironi ndaj videos Shkëlzen Berisha: Paratë s’ua ngjis në ballë valltarëve (Video)

Shperndaje në Facebook.

Me tone te forta dhe ironi, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas videos qe beri buje ne rrjetet sociale teksa shfaqej gjyqtari i Vlores, Skënder Haluca apo ish-polici Shkëlzen Breçani kur u hedhin para këngëtareve.

Reagimi i Shkelzen Berishes

Njoftim per ata qe mendojne te me ftojne ne dasem !

Ne ato pak dasma qe kam marre pjese (nuk me pelqen te rri me ore ne te njejtin vend) jo per aresye imazhi dhe as per mungese respekti ndaj zanatit te orkestres, ato para qe kam vendosur te harxhoj, kam preferuar (gjithmone dhe pa asnje perjashtim) t’ja percjell ciftit dhe jo t’i hedh ne toke, ajer apo t’ua ngjis ne balle valltareve. Sigurisht ndokush dhe mund te jete zhgenjyer por rendesi ka qe nuk ka qene cifti.

Pas zbulimit te “skandalit” se Shkelzen Berisha edhe pse nuk ka hedhur leke, ka qene pjesmarres ne nje dasem ku jane hedhur para per orkestren, i bej me dije atyre qe me duan ne dasem, te sigurohen qe askush nga te ftuarit nuk do hedhe asnje kacidhe per kengetaret, valltaret, dajallaret, xhaxhallaret, kushurinjte, arinjte ….. . Ne rast te kundert nuk do te padis portalet por ciftin, orkestren te ftuarit dhe lokalin.

Falenderoj nga zemra portalet qe nuk me kane ngaterruar me dhendrin.