Shtëpi Lajme Redknapp: Tottenhami ishte afër Suarezit dhe Hazardit

Redknapp: Tottenhami ishte afër Suarezit dhe Hazardit

Shperndaje në Facebook.

suarez-780x439

Ish-bosi i Tottenhamit, Harry Redknap, ka zbuluar se sa afër ka qenë klubi londinez për tansferimin e yjeve Luis Suarez dhe Eden Hazard.

Strategu kaloi katër sezone te Tottenhami, duke arritur që ata t’i çojë dy herë në top katërshe.

“Unë kam menaxhuar Tottenhamin dhe kam qenë i bindur se mund ta fitojmë titullin, kam besuar në këtë”.

“Ne morëm Louis Sahan dhe Ryan Nelsen me parametra zero, ne ishim të shkurtër dhe patëm lëndime, nuk kam pasur asnjë sulmues”.
“Nëse do të kishim investuar, unë kam kërkuar lojtarë si Luis Suarez. Jam takuar me Eden Hazardin dhe kam qëndruar me të tri orë në një hotel në Paris. E kam takuar në aeroport dhe ai ishte i bindur që të vijë te Tottenhami”.

“Ne ishim shumë afër Hazardit dhe Luis Suarezit, me këtë të fundit që ishte më i miri në kampionat te Liverpooli”.

“Nëse do të finalizonim ndonjë prej këtyre dyve, atëherë do të sfidonim për titull”, deklaroi Redknapp. /Telegrafi/