Shtëpi Kuriozitete Rënia e një asteroidi shokon banorët (Video)

Rënia e një asteroidi shokon banorët (Video)

Shperndaje në Facebook.

Një fshat në rajonin Junan të Kinës u bë dëshmitar i një ngjarjeje të rrallë, e cila i ka lënë të shokuar banorët.

Ata asistuan në rënien e një asteroidi, që pati një impakt sizmik me magnitudë 2.1. Edhe pse asteroidët apo meteorët që bien konsiderohen zakonisht si ogur i mirë për paqe e fat, dy banorë të fshatit Nixi janë ende të tronditur nga shkëlqimi i fortë e zhurma që lëshoi djegia e asterodit.

“Pashë në fillim dritën, e më pas dëgjova një zhurmë të fortë, e cila zgjati disa çaste. M’u duk sikur i gjithë fshati po dridhej”, tha një banor i zonës.

“Pasi dëgjova zhurmën e frikshme, ndiemë një lëkundje të fortë. Xhamat e dritareve filluan të dridheshin. Menduam se ishte një tërmet”, tha një tjetër dëshmitar.

Xhirime amatore kapën momentin e impaktit final pas një mali, ku qielli i natës u ndriçua për pak çaste e u mbush me re të dendura. Administrata kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës publikoi pamjet e realizuara nga satelitët e saj dhe e përshkroi impaktin e asteroidit me shpërthimin e 540 tonëve tritol.