Shtëpi Kuriozitete Rishfaqet Brad Pitt, i dobësuar dhe i ndryshuar

Rishfaqet Brad Pitt, i dobësuar dhe i ndryshuar

Shperndaje në Facebook.

Aktori i njohur Brad Pitt, i cili prej shtatorit është ndarë nga bashkëshortja Angelina Jolie, është fotografuar në Los Angeles, ku duket që ka humbur shumë kilogramë.
Këtë periudhë, është thënë, që ai e ka kaluar në një studio arti duke punuar me mikun e tij Thomas Houseago për një skulpturë. Nuk dihet nëse ka qenë aq i zhytur në procesin krijues, sa ka lënë pas dore vaktet e rregullta, që ka rezultuar në këtë humbje të dukshme peshe.

Kjo periudhë ka qenë e ngarkuar për aktorin 53-vjecc edhe për shkak të procesit të ndërlikuar për fitimin e kujdestarisë së fëmijëve, të cilën e ka fituar Jolie dhe atij i lejohen vetëm vizita të survejuara.

Pitt është hetuar edhe për ushtrim dhune ndaj fëmijëve, por këto akuza kanë dalë të pavërteta dhe bashkë me to janë hedhur poshtë, pas analizave përkatëse edhe akuzat që ai ishte i alkoolizuar apo i droguar./revistaclass.al