Risitë teknologjike. Këto janë dështakët e 2015

Risitë teknologjike. Këto janë dështakët e 2015

Shperndaje në Facebook.


Teknologjitë e reja priren që të vijnë së bashku me suksesin. Por, kjo nuk është një formulë unike. Shumë nga këto pajisje nuk patën “fatin” që të shijonin shkëlqimin e duhur të suksesit, pavarësisht marketimit të madh, pritshmërive të publikut, nuk arritën të bëheshin të dashura për masën e gjerë. Ja cilat ishin këto pajisje që në 2015 nuk arritën suksesin e kërkuar:

Video 4K

Edhe pse televizorët më të mirë të teknologjisë high-tech i suportojnë ato, nuk kanë përmbajtje të mjaftueshme. Ti duhet të paguash 30 dollarë për të blerë një pajisje të vogël për filma 4K që mund t’i gjesh shumë mirë në shërbime të ofruara nga M-Go dhe Vudu ose të shikoni filma për natyrën në YouTube. Problemi më i madh? Shumë nga këto filma 4K janë të ngjashëm me ato të transmetuara në formatin HD. Pak njerëz mund të vënë re ndonjë diferencë.

Ora ‘Apple’

Zgjedhja më kontroversiale e portofolit të gjigantit, për të thënë të vërtetën, nuk ka pasur bujën e iPad dhe iPhone. Apple nuk ka raportuar shitjet aktuale, por burime të ndryshme sugjerojnë se interesi i konsumatorit për këtë produkt ka qenë i vonuar. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, brezi i të rinjve që pëlqejnë të ndjekin teknologjitë, nuk mbajnë një orë! Ata përdorin thjesht iPhone-n e tyre.

Lexo edhe  Historia: E dua të fejuarën, por seksi me nënën e saj më shkatërron

BlackBerry Priv

Problemi me këtë pajisje për të rigjallëruar në treg emrin e BlackBerry nuk është telefoni vetë. Tastiera me slide nuk është aq keq dhe të paktën është e një version Android që u jep bizneseve siguri në përdorim me aplikacione të mbrojtura.

Telefoni ‘Windows’

Microsoft nuk mund të thotë se e ka “shkëputur tërësisht spinën” nga Windoëw Phone, pasi një Lumia 950 sapo u prezantua,por verën e kaluar, gjiganti teknologjik Redmond shkurtoi 8 mijë vende pune, të lidhura me Windows Phone dhe anuluan pjesën më të madhe të përvetësimit të Nokia-s.

Google+

Kur Google filloi të bënte shkëputjen e pjesëve të ndryshme të mediave sociale,probleme u shfaqën në Mountain Vieë. Audiencave thjesht nuk iu duk interesante Google+ dhe asnjëherë nuk u bë aq dominante sa Facebook. Ndërfaqësi mund të ishte i dobishëm dhe mbështetës, por vetëm elitat e teknologjisë e merrnin mundimin të postonin në platformë.
blackberry-priv-dblkb