Ronaldinho ka filluar bisedimet me Nacional Montevideon

Ronaldinho ka filluar bisedimet me Nacional Montevideon

Shperndaje në Facebook.

Ronaldinho mund të kthehet në futbollin profesionist pas një pauze 15-mujore.

Ish-futbollisti i PSG-së, Barcelonës, Milanit është në bisedime me skuadrën uruguaiane Nacional Montevideo.

“Është shumë e vështirë për ta sjellë, por ne po përpiqemi që njëzet ditë. Ne jemi në kërkim të sponsorit që do të na lehtësojë punën. Edhe pse ka luajtur vetëm ndeshje miqësore në 15 muajt e fundit, Ronaldinho ende mund të japë shumë në fushë”, tha Jose Luis Rodriguez.

Lexo edhe  Ka vetëm disa orë jetë, mesazhi i fundit i saj për të fejuarin të këput shpirtin Foto

Ronaldinho nuk ka luajtur që nga viti 2015, kur ka luajtur për herë të fundit me fanellën e Fluminenses ndërsa më parë është paraqitur edhe për Queretaron dhe Atletico Mineiron.

Braziliani ka pasur 97 paraqitje dhe 33 gola për Brazilin, me të cilët ishte edhe kampion bote në vitin 2002.

Nacional i Uruguait është kampion dhe lider aktual në ligën elitare në Uruguai.