Shtëpi Lajme Rrahje masive në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

Rrahje masive në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

Shperndaje në Facebook.

rr-1-780x439

Policia e Prishtinës, ka arrestuar pesë persona, meshkuj shqiptarë.

Këta të fundit, janë ngarkuar me akuzat për pjesëmarrje në rrahje duke shkaktuar dhe lëndime trupore.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje të pesë të arrestuarit janë rrahur mes vete.

Të njëjtit pas trajtimit mjekësor në QKUK janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.