Shtëpi Lajme Rrëfimi i Armelës: Nuk jam e dashuruar, u lidha me Damianon sepse…

Rrëfimi i Armelës: Nuk jam e dashuruar, u lidha me Damianon sepse…

Shperndaje në Facebook.

Gabimet e Damianos i kanë kushtuar lojën Armelës, e ndoshta edhe fitoren e çmimit prej 100 milionë lekësh.

Pas thyerjes së rregullores nga ana e djalit nga Berati, Armela u detyrua të largohet bashkë me të nga shtëpia më e famshme në vend.

Por, ndonëse është treguar e rezervuar në lidhje me deklaratat, duke thënë se dëshiron që të sqarohet fillimisht me Damianon, Armela nuk e ka fshehur mërzinë.

“Natyrisht që u mërzita, por ju e njihni Damianon, ai i ka justifikimet”, ka thënë ajo.

Armela më tej ka treguar se u lidh me Damianon sepse e shihte si konkurrent të fortë në lojë, por nuk është e dashuruar me të.