Shtëpi Video Rrëfimi tronditës i nënës: Më përdhunuan bashkë me vajzat në bodrumin e...

Rrëfimi tronditës i nënës: Më përdhunuan bashkë me vajzat në bodrumin e shtëpisë

Shperndaje në Facebook.

Një nënë nga Drenica ka rrëfyer për emisionin”Info Magazinë” tmerrin që ka përjetuar ajo së bashku me vajzat e saj nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë. 54 vjeçarja tregon se si ajo bashkë me tri vajzat e saj u përdhunuan në bodrumin e shtëpisë, pse nuk arriti t’i tregojë as bashkëshortit të vet se çfarë i ndodhi asaj dhe vajzave dhe pse mendon ajo që dhunimet seksuale është dashur të raportohen menjëherë pas përfundimit të luftës.

Në atë kohë tri vajzat e saj ishin 20, 18 e 13 vjeç. Në një intervistë për Klan Kosova ajo u shpreh: Me përkrahjen e Presidentes, organizatave të ndryshme, po shpresojë që po vjen një e ardhme më e mirë. Po njihet e drejta jonë. Edhe nëse do t’i kemi këto të drejta, dhe lehtësohet pak situata, ne kemi prapë vështirësi të cilat do të na përcjellin gjatë gjithë jetës. Ajo është ngjarje e paharrueshme që nuk largohet asnjëherë nga mendja ime’’.

Më tej 54-vjeçarja kërkon nga të gjithë personat e tjerë që kanë përjetuar dhimbje të tilla, t’i raportojnë.

“Ngjarjet në Kosovë i ka pa e gjithë bota. Është dashur që qysh në momentet e para të lirisë se fituar që të paraqitemi në Qendrën e Ministrisë së Drejtësisë, për të treguar që ne jemi këto si jemi. Duhet të mos heshtet, duhet të tregojmë që këto janë kontribute që nuk i kemi dhënë askush me dëshirë. Ajo na u është imponuar. Heshtja e këtyre rasteve është gabim i madh, sikurse edhe i atyre që nuk na e morën rastin tonë parasysh në fillim’’, është shprehur gruaja, plaga e të cilës qëndron e hapur edhe sot.

screenshot-www facebook com 2016-03-31 14-49-20

nena-drenica