Shtëpi Kuriozitete Rreh ish-gruan dhe më pas pi helm

Rreh ish-gruan dhe më pas pi helm

Shperndaje në Facebook.

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pogradec pasi D.C., 49 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe më pas pirë helm për të vrarë veten
Sipas informacioneve zyrtare paraditen e sotme 49-vjeçari ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, DH.Ç., që ndodhet në lagjen nr 4, Pogradec dhe e ka dhunuar. Më pas ai është larguar nga banesa dhe ka shkuar në një farmaci bujqësore për të blerë pesticid pemësh. Në gjendjen e rëndë psikologjike, 49-vjeçari e ka konsumuar për t’i dhënë fund jetës.
Si pasojë e kësaj ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Kalimtarë të rastit e kanë dërguar me shpejtësi në spitalin e Pogradecit. Mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë nisur për mjekim të specializuar drejt Tiranës. Gjendja e tij shëndetësore ndodhet mjaft e rënduar.