Shtëpi Video Rrëmbehet një avion në Qipro, peng ekuipazhi dhe 5 pasagjerë

Rrëmbehet një avion në Qipro, peng ekuipazhi dhe 5 pasagjerë

Shperndaje në Facebook.

Rrëmbehet një avion me pasagjerë i linjës ajrore “Egyptair”. Avioni Airbus A320 ishte nisur nga Aleksandria me destinacion Kajron, ndërsa ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Qipros.

81 pasagjerë ndodheshin në bord me një person që mendohet se mban veshur eksploziv.

i-dyshuari-365x365

Mediat ndërkombëtare transmetojnë se rrëmbyesi ka lejuar fëmijët dhe gratë të largohen nga avioni. Dyshohet se personi që ka rrëmbyer avionin është kamikaz, për shkak se flitet për një rrip me eksploziv rreth trupit të tij.

Pengmarrësi i cili është identifikuar si Ibrahim Samaha, raportohet ka lënë të zbresin pasagjerët, por mban peng ekuipazhin prej 7 personash dhe pesë pasagjerë të huaj. Ai ka bërë kërkesë për azil në Qipro, në këmbim të lirimit të pengjeve.

Shkak i pengmarrjes mësohet të jetë një histori dashurie të dyshuarit me një qipriote të quajtur Marina Paraschou me të cilën më parë ka qenë i martuar. Ai ka kërkuar nga policia që të gjejnë gruan qipriote dhe t’ia sjellin në aeroport.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie që janë duke negociuar që kamikazi ë gjithë pasagjerët të zbresin dhe të dorëzohet. Lajmi për rrëmbimin është konfirmuar edhe nga kompania ajrore.