Shtëpi Kuriozitete Rrotullohet autobusi me nxënës, 3 të vdekur, mbi 50 të lënduar

Rrotullohet autobusi me nxënës, 3 të vdekur, mbi 50 të lënduar

Shperndaje në Facebook.

Një autobus shkolle, me rreth 60 persona në bord, është rrotulluar sot në provincën qendrore të Suedisë, Haerjedalen, duke i lënë të vdekur të paktën tre persona, dhe rreth 50 të tjerë të lënduar.
Autobusi u rrotullua rreth 20 kilometra larg qytetit Sveg, transmeton Express.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit dhe se bëhet fjalë për një aksident shumë serioz.

Gjashtë persona kanë marrë lëndime shumë të rënda, 19 lëndime më pak serioze dhe 31 të tjerë lëndime të lehta./Express/