Shtëpi Lajme Sa kohë pas martese nis tradhtia? Përgjigja do t’ju befasojë

Sa kohë pas martese nis tradhtia? Përgjigja do t’ju befasojë

Shperndaje në Facebook.

Zakonisht thuhet se 7 vitet e para të martesës kalojnë në harmoni dhe nuk do t’ia hidhni sytë dikujt tjetër.

Ndoshta ka qenë e vërtetë para shumë vitesh sepse tek çiftet e këtyre viteve kjo ka nisur të ndryshojë, të paktën sipas një sondazhi të realizuar së fundmi në Britani.

Të dhënat e një website të quajtuar “Marrëdhënie të jashtëmartesore”, ku përdoruesit kërkojnë për partnerë jashtë martese, bashkëshortët nisin të tradhtojnë pas 3 vitesh martesë.

Mesatarisht, meshkujt që përdornin website -in në fjalë kishin 3 vite e 5 muaj të martuar, përpara se të tradhtonin për herë të parë. Sa i përket femrave, kjo mesatare është edhe më e ulët, 3 vite.

Gjithësej janë marrë në pyetje 800 persona, të cilët ishin në kërkim të një lidhje jashtëmartesore, për të zbuluar sesa kohë kishin të martuar përpara se të nisnin kërkimin e tyre për dikë tjetër.