Shtëpi Lajme Santosi mendon transferimin e katër superyjeve botërore

Santosi mendon transferimin e katër superyjeve botërore

Shperndaje në Facebook.

ev


Përveç Bastian Schweinsteigerit, trajneri Dorival Junior ka emëruar Franck Ribery, Yaya Toure dhe Francesco Totti në listën ambicioze të emrave të yjeve botërore të futbollit që ai është i interesuar për t’i transferuar te skuadra braziliane, Santos.

Dorival zbuloi muajin e kaluar se ai i rekomandoi klubit të nënshkruajë me një lojtar me emër të madh dhe kishte sugjeruar të mënjanuarin e Manchester United, Schweinsteiger si një objektiv të mundshëm.

Ndërsa, financat e një marrëveshje të tillë mund të jenë përtej Santosit, trajneri i skuadrës shpreson se ata mund të tërheqin një lojtar të kalibrit të lartë për të rritur profilin e tyre ndërkombëtare.

Anësori i Bayern Munichut, Ribery, mesfushori i Manchester Cityt, Toure dhe veterani i Romës, sulmuesi Totti janë në mesin e atyre që udhëheqin listën e Dorivalit.