Shtëpi ShowBiz Sapo zbuluam se çfarë do t’i mbajë gjithmonë lidhur Duan dhe Dafinën...

Sapo zbuluam se çfarë do t’i mbajë gjithmonë lidhur Duan dhe Dafinën me Ledri Vulën! (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Siç dhe mund ta dini, si Dua Lipa ashtu edhe Dafina Zeqiri më parë kanë pasur lidhje dashurie me reperin Ledri Vula. Sigurisht që më e njohur ka qenë lidhja e tij me Dafinën duke qenë se pati edhe më tepër impakt në publik sepse kur Ledri ka qenë krahë Duas kjo e fundit nuk ka qenë e famshme.

Mirë po, gjërat tani kanë ndryshuar. Dy vajzat janë duke korrur sukseset e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë e Kosovës dhe kanë ecur përpara edhe me jetët e tyre personale përsa i përket çeshtjeve të dashurisë.

Por, diçka që kemi vënë re ne tek Blitz.al dhe që mesa duket do ta mbajë gjithnjë të lidhur trekëndëshin Dua – Ledri – Dafina është pikërisht mamaja e Ledrit, “ish-vjehrra” e tyre, Xheraldina.

Si kjo e fundit, ashtu edhe vajzat, vazhdojnë të ruajnë kontakte shumë të mira. Kjo u vu re kur Xheraldina përkrahu publikisht këngën e re të Dafinës ndërkohë që Dua edhe pse ndjek vetëm 557 njerëz në Instagram (dhe ndër to shumë pak shqiptarë) ajo nuk ka kursyer të ndjekë jo vetëm Ledrin por edhe Xheraldinën.

xheri_1489165461-9784741

dua-lipa

U bëm kuriozë tani, kaq mjalt të ketë Xheraldina që ish të dashurat e Ledrit e duan kaq shumë? /Blitz.al/