Shtëpi Lajme “S’do iki në qiell pa mbajtur lulet te dasma”, historia e kësaj...

“S’do iki në qiell pa mbajtur lulet te dasma”, historia e kësaj vogëlusheje do t’ju thyejë zemrën

Shperndaje në Facebook.

Historia e 4-vjeçares Paige ka përlotur çdokënd që e ka lexuar. Ajo u thoshte të gjithëve se do të mbante lulet gjatë dasmës së dy prindërve të saj.

Por papritur Pagie u diagnostikua me kancer në tru dhe doktorët u thanë prindërve se vajzës i kishte mbetur shumë pak ditë jetë.

Prindërit e saj në bashkëpunim me tezen e vogëlushes arritën të organizonin një dasmë shumë të bukur në spital brenda vetëm 24 orëve.

Paige ishte një vogëlushe e shëndetshme deri para dy muajve. Më pas ajo nisi të ndiente dhimbje të tmerrshme në kokë.

Tezja e saj ka thënë për Daily Mail:

Ulërinte nga dhimbjet ndërkohë që luante. I kuptoi se i ka mbetur edhe pak kohë, thoshte vazhdimisht se nuk do ikte në qiell pa mbajtur lulet”.

Pas vizitave mjekët zbuluan se Paige kishte tumor në tru në përmasat e një kokrre limoni.

Doktorët e kishin të pamundur të hiqnin të gjithë masën dhe zbuluan se ishte e pashërueshmes sepse tumori u shfaq sërish.

Ceremonia e dasmës që kushtoi një mijë dollarë ishte shumë emocionuese për të gjithë familjarët e pranishëm. Prindërit nuk e shmangën dot shpërthimin në lot kur thanë pranoj dhe përqafuan vajzën e tyre në fund, të cilës nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për të jetuar.