Shtëpi Video SHBA: Të shtëna armësh afër Shtëpisë së Bardhë, plagoset një grua (VIDEO)

SHBA: Të shtëna armësh afër Shtëpisë së Bardhë, plagoset një grua (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.



Kompleksi i ndërtesave qeveritare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbyllur dhe po kontrollohet nga forca të shtuar të sigurisë pasi është raportuar për të shtëna armësh në Qendrën për Vizitorë.

Fillimisht u raportuar nga Associated Press se një polic është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa dorasi është kapur, por më vonë mediat amerikane thanë se e lënduar ka mbetur një grua kalimtar dhe jo polici.

Menjëherë pas të shtënave është dhënë urdhri që gjithçka të mbyllet duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Gjykatën Kushtetuese e cila gjendet në afërsi.

“Një i dyshuar është i arrestuar, ndërsa të dyshuar të tjerë nuk ka, gjithsesi forcat e specializuar policore që përkujdesën për hapësirën ku gjenden objektet shtetërore janë duke i vazhduar hetimet”, thuhet në një njoftim për media.

Në ndërkohë janë parë edhe dy vetura të ndihmës së shpejtë pas incidentit, kurse rrugë të tëra janë bllokuar.

Burime të Politicos thonë se punëtorët e administratës ishin mbyllur në zyrat e tyre ndërsa forca të shtuar të policisë janë parë tek lëvizin më armë në duar.
shba