Shtëpi Lajme SHENDETESI BEBJA QAN DHE NUK DINI SI TA QETËSONI? Shikojeni këtë...

SHENDETESI BEBJA QAN DHE NUK DINI SI TA QETËSONI? Shikojeni këtë dhe do ta qetësoni për pak sekonda! (video)

Shperndaje në Facebook.

92d22fb11611f029cb9cd58c101fc5d8-780x439-758x426

Po ju paraqesim këtë video në të cilën mund të shihni se si të qetësoni beben kur është e shqetësuar.

Në të vërtetë, pediatri kalifornian Robert Hamilton ka treguar si t’ia dilni mbanë me pacientët e vegjël, transmeton Telegrafi.

Videoja për një afat të shkurtër është shikuar nga disa miliona njerëz.

Ia vlen ta shikoni dhe, para së gjithash, t’i provoni këto këshilla.

Por pse qajnë bebet ?

Një fëmijë i vogël qan kur diçka nuk shkon mirë, pasi kjo është vetmja mënyrë për të kërkuar ndihmë.

Bebja mund të jetë i uritur, i ndotur, ndjehet i vetmuar, jo rehat, ose ka frikë.

Bebja mund të jetë sëmurë; nga mënyra e të qarit ndryshon dhe ekzaminimi nga mjeku që mund të zbulojë natyrën e sëmundjes.

Kolikat abdominale (dhimbjet e barkut) nganjëherë quhen dhe “kolikat tremujore”, pasi rrallë vazhdojnë përtej moshës 3 muajshe.

Kriza e laktacionit tek nëna, kërkesa e bebes për qumësht rreth moshës 2-3 muaj, përkohësisht e tejkalon sasinë e qumështit të prodhuar nga gjiri i nënës, prandaj bebet kanë nevojë të vendosen në gji më shpesh.

Rekomandohet fort që i vogli të vendoset në gji më shpesh, sesa të kalohet në ushqyerje me qumësht artificial.