Shtëpi Shëndetësi Shenja të fshehura të kancerit të zorrës së trashë që nuk duhet...

Shenja të fshehura të kancerit të zorrës së trashë që nuk duhet të injorohen

Shperndaje në Facebook.

Një diagnozë e anemisë mund të jetë shenja e parë që keni gjakderdhje të brendshme, edhe nëse nuk është shfaqur akoma asnjë shenjë.

“Nëse një grua është me menstruacione, anemia duhet të ndiqet nga testime të tjera për të parë nëse ka ndonjë gjë tjetër, si kanceri i zorrës për shembull”, thotë Randall Holcombe, shef mjekësor i kancerit tek Sistemi Shëndetësor Mount Sinai në Nju Jork.

Nëse keni ndonjë shenjë të anemisë, si lodhje apo marramendje, është mirë të kontrolloheni tek një doktor.

Keni probleme me frymëmarrjen

Një tjetër efekt anësor i gjakderdhjes së brendshme është gulçimi ( frymëmarrje e shpeshtë e me zor). Nëse nuk keni shumë gjakderdhje ose nëse nuk villni gjak, trupi vendos më shumë plazmë në gjak pa prodhuar më shumë hekur ose qeliza të kuqe të gjakut. Në këtë mënyrë ai parandalon humbjen e gjakut në sasi të mëdha, por nga ana tjetër ul aftësinë e trupit për të thithur oksigjen. Për këtë arsye shfaqen problemet me frymëmarrjen.

Ndiheni të fryrë

“Nëse gjërat fillojnë të bllokohen në zorrë, mund të filloni të përjetoni fryrje të barkut”, thotë dr. Holcombe. Fryrja e barkut shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, që nuk lidhen me kancerin e zorrës, por nëse vazhdojnë simptomat në stomak, atëherë duhet të vizitoheni nga një doktor. Nëse filloni të ndieni dhimbje të vazhdueshme në pjesën e djathtë të stomakut, do të thotë se sëmundja është në fazat e fundit dhe ka filluar të përhapet edhe në mëlçi.

Vuani nga kapsllëku

Kapsllëku zakonisht shkaktohet nga dieta e varfër në fibra ushqimore ose dehidratimi, dhe nuk është asgjë shqetësuese. Por, nëse vuani nga kapsllëku prej kohësh, mund të jetë një shenjë e kancerit të zorrës.

Jashtëqitja ka një ngjyrë të çuditshme

Gjakderdhja nga zorra e trashë nuk del vetëm në formën e gjakut. Jashtëqitja në ngjyrë të errët (katrantë) mund të jetë gjithashtu një shenjë se ka gjak, që mund të shkaktohet nga ulcera ose mund të jetë shenjë e kancerit”, thotë dr. Holcombe.