Shtëpi Kuriozitete Shenjat treguese të një lidhjeje të fortë dhe të shëndetshme që do...

Shenjat treguese të një lidhjeje të fortë dhe të shëndetshme që do të zgjasë përjetë

Shperndaje në Facebook.

Lidhjet e shëndetshme dashurore ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe në paqe me veten.

Kjo është përgjigjja më e shkurtër e pyetjes së çfarë është një lidhje e shëndetshme.

Pasi dikush ka kaluar “një lidhje të sëmurë” me siguri do kishte dëshirë të kuptonte ndryshimin mes një lidhjeje të vërtetë dhe një lidhjeje të rreme, e cila sjell më shumë vuajtje se gëzim.

Këto lloj lidhjesh e errësojnë jetën tuaj deri në çmenduri… Njerëzit e shëndetshëm kërkojnë një lidhje të shëndetshme, dhe kjo bën që ato të gjejnë dashurinë e vërtetë.

Por çfarë e dallon konkretisht një lidhje të shëndetshme nga një jo e shëndetshme?

Lidhjet e shëndetshme nuk përfshijnë lojëra mendore apo ‘sinjale mikse’.

Lidhjet e shëndetshme përfshijnë të dy partnerët në mënyrë të barabartë në lojë, ku në disa raste, njëri mund të tërheqë më shumë e tjetri më pak, por ekuilibri në fund mbahet nga të dy. Në këtë marrëdhënie ato janë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Nuk është e rëndësishme që ato të kenë të njëjtat interesa por është e domosdoshme të kenë të njëjtin vizion për jetën.

Dashuria e vërtetë është e balancuar.

Ajo nuk ka nevojë për njeriun tjetër që “ta plotësojë” por për një individ të rritur dhe të qartë në idetë e tij. Nuk është e shëndetshme kur dashuria përdoret për të mbushur ato që personi nuk i manifeston dot më vete. Dashuria e vërtetë nuk mundet të përmbushë nevoja apo pjesë që i mungojnë një individi nëpërmjet partnerit. Kjo është varësi simbiotike: tërheqje, që nuk ka lidhje me dashurinë.

Dashuria nuk luan. Ajo nuk shkakton dhimbje apo humbje.

Dashuria e vërtetë është një eksperiencë që na lartëson dhe na rrit si individë. Ajo ekziston por me një kusht: Që të gjeni personin e duhur, duhet të jeni personi i duhur. Kjo, për ato njerëz që bien në gabime të përsëritura në marrëdhëniet e tyre me partnerët. Që të jesh personi i duhur duhet të përmbushësh kushtet për dashuri. Ndërtojeni jetën tuaj në atë mënyrë që të jeni e/i pavarur, interesantë dhe mendjehapur. Kështu do të tërhiqni rreth vetes njerëz të pavarur, interesantë dhe mendjehapur. /Lajmi.net/