Shtëpi Lajme Shifra krize te Juventusi, Higuain problemi kryesor

Shifra krize te Juventusi, Higuain problemi kryesor

Shperndaje në Facebook.

juventus10_1480523958-9938596

Gonzalo Higuain ka shënuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit dhe atë para një muaji kundër napolit
Futbollisti i Juvetusit, Gonzalo Higuain një vit më parë me të njëjtin numër minutash në këmbë, kishte shënuar 12 gola në këtë pikë të sezonit dhe statistikat ishin inkurajuese me 29 goditje në kuadrat.

Por sot, Gonzalo Higuain, edhe pse ka qenë vendimtar në shumë përballje të torinezëve, ofron numra negativë.

Në 6 ndeshje në kampionat nga 14 në total, El Pipita ka qenë inekzistent në tabelën e shënuesve dhe kjo jo vetëm për faj të sulmuesit.

Në sfidat ndaj Palermo, Milan, Genoa, Lazio, Udinese dhe Inter ai ka dështuar, por duhet theksuar që në shumë prej ndeshjeve ka luajtur më pak se gjysmën e minutave.

Në krahasim me sezonin e kaluar, Gonzalo Higuain ka patur 283 minuta më pak për të tundur rrjetën dhe rotacioni që ka aplikuar trajneri, e ka privuar nga roli i “Supermenit”. /Express/