Shtëpi Shëndetësi Shkencëtarët kanë krijuar gjakun “artificial”

Shkencëtarët kanë krijuar gjakun “artificial”

Shperndaje në Facebook.

Mungesa e furnizimit me gjak shqetëson sistemet shëndetësore në botë, por studimi i ri i kryer në Universitetin e Bristolit jep shpresë se një ditë procesi i transfuzionit do të jetë krejtësisht i ndryshëm.

Studimi, i publikuar në mes të marsit në revistën “Nature Communications” ka ekzaminuar teknika të reja prodhuese potencialisht në sasi të pakufizuara të gjakut artificial, raporton Huffington Post.

Në këtë fazë, krijimi i gjakut artificial është shumë i shtrenjtë dhe i komplikuar që të ketë avantazh mbi dhurimin e gjakut standard. Megjithatë, me perfeksionimin e teknikave, gjaku artificial mund të përdoret në mbarë botën.

“Nevoja për alternativa ndaj transfuzionit standard është e madhe në tërë botën”, thotë Dr. Jen Fry, biokimisti universitar dhe një nga autorët e studimit.

“Eritrocitet e kultivuara kanë një avantazh në krahasim me dhuruesit e gjakut, sepse zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve infektive të transmetuara nga transfuzioni i gjakut”.

Më parë, studiuesit arritën krijimin e qelizave “artificiale” të gjakut në sajë të qelizave embrionale, por nga një qelizë e vetme mund të prodhohen vetëm 50.000 qeliza të kuqe të gjakut, ndërsa për krahasim, vetëm një qese e gjakut për transfuzion përmban rreth një bilion (një mijë miliardë) eritrocite.

Duke përdorur metodën e re, hulumtuesit ishin në gjendje për të zgjatur fazën e qelizave burimore të cilat mund të shumëzohen një kohë të pacaktuar, ndërsa shkencëtarët thonë se një proces i tillë i bën qelizat të “pavdekshme”.

Teknika mund të përdoret një ditë për të krijuar gjak, por protokolli është ende në fillimet e tij. Ekipi nga Bristoli bëri disa qese të gjakut. Megjithatë, për disa vjet, metoda e re do të mundësojë që spitalet të mbajnë furnizimet e grupeve të rralla të gjakut dhe përdorimin e tyre sipas nevojës./GazetaExpress/.