Shtëpi Lajme Shpërthen Barbana Dini ndaj imamit: “Je zhgënjim, ktheve gruan në skllave seksi…”...

Shpërthen Barbana Dini ndaj imamit: “Je zhgënjim, ktheve gruan në skllave seksi…” (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

Video e imamit Elvis Naçi, në të cilën ai flet për tradhëtinë bashkëshortore ka shkaktuar debate dhe kundërshti.

Sipas imamit, arsyeja e tradhëtisë bashkëshortore është femra e cila “ia var vetes”, nuk zbukurohet dhe e le veten të shëndoshet.

“Po shkoi një femër 150 kile…ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se e ke femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë me të tradhtu. Sot është bërë e lehtë fare.”, thotë Naçi ndër të tjera në video.
Fillimisht kundër tij reagoi gazetarja Fatma Haxhialiu. Por pak më parë një reagim erdhi edhe prej këngëtares Barbana Dini. Barbana shprehet tejet e zhgënjyer në Instagram ndërsa i kërkon imamit në fjalë t’i përshtatet kohës njësoj siç përdor teknologjinë.

‘Elvis Naçi më zhgënjeve! Ti nuk je asgjë tjetër perveçse një avokat i meshkujve që tradhëtojnë! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po perpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat në fajtorë. Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ky tip femre që duhet t’i “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretëtirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve! Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke, që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk ekziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçkë gabi. Meqenëse, me sa kam parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd në rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram, do dëshiroja që dhe interpretimet e tua t’i përshtateshin nivelit të kohës.’-shkruan Barbana në postimin e saj.

Përse "tradhëtojnë" ( e duan gra të tjera) burrat sot?! Disa porosi për gratë. Nga Imam Elvis Naçi

Posted by Gazeta Paloma on Mittwoch, 27. September 2017