Shtëpi Video Shpërthim në banesën e një personi Shqiptar

Shpërthim në banesën e një personi Shqiptar

Shperndaje në Facebook.

Krujë, 29 mars 2016,- Një shpërthim lënde plasëse është shënuar në një banesë në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së kaluar, rreth orës 01:56, në fshatin Greps, Nikël, Krujë, ku një person i paidentifikuar, ka hedhur një sasi lënde plasëse e llojit artizanal, në afërsi të banesës së 36- vjeçarit Roland Tema.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ku është thyer një xham i mjetit tip Fuoristradë ML, me targa AA 510 CB, në pronësi të Temës, i parkuar në afërsi të banesës.

Mësohet se Roland Tema është person me precedentë penalë të mëparshëm për drogë. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa janë fokusuar në të kaluarën e Temës.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek

policia1