Shtëpi Video Shqiptari me “arrest shtëpie” befason policinë, “biznes” brenda banesës

Shqiptari me “arrest shtëpie” befason policinë, “biznes” brenda banesës

Shperndaje në Facebook.

Një shqiptar i dënuar nga policia italiane me “arrest shtëpie” jo vetëm që nuk e ka zbatuar këtë masë sigurie, por ka shkuar edhe më tej.

Policia e Milanos e kapi atë duke ecur rrugës, ku në fakt duhej të ishte në shtëpi. 35-vjeçari për më tepër kishte hapur edhe një biznes brenda shtëpisë.

Karabinierët, të cilët ushtruan kontroll në apartamentin e tij, gjetën 60 gramë kokainë si dhe materiale për përzierjen dhe paketimin e saj me doza. Drogës ai i shtonte amoniak duke e bërë edhe më të rrezikshme, ndërsa tani shqiptari është zhvendosur në qelitë e burgut në Monza.shqiptari