Shtëpi Kuriozitete Shqiptarja shtatzënë në koma që përloti mjekët italiane, flasin doktorët: Po luftojmë...

Shqiptarja shtatzënë në koma që përloti mjekët italiane, flasin doktorët: Po luftojmë të shpëtojmë ..

Shperndaje në Facebook.

Vazhdon sfida e mjekëve për të shpëtuar fëmijën e shqiptares, e cila ndodhet në muajin e gjashtë te shtatzanise, në spitalin rajonal Torrette ne Itali.
Mediat italiane shkruajne sot detaje te tjera per rastin e 25-vjeçares e cila ka shokuar mjeket dhe opinionin publik.
Ajo mberriti te premten në mbrëmje në gjendje të rëndë shendetesore ne spital, pasi sipas mjekeve, kishte pesuar hemorragji cerebrale. Ngjarja e rende kishte ndodhur teksa shqiptares i kishte rënë të fikët papritur të premten në mbrëmje, ndërsa ishte me familjen e saj në shtëpi, në Porto Sant’Elpidio ku dhe jeton.
Të afërmit me ta kuptuar, kane lajmeruar ambulancen menjehere dhe më pas u dergua ne spitalin rajonal ku iu nenshtrua nje operacioni, por qe nuk arriti t’ja dilte dhe ra ne koma.
Tani, nuk duket asnjë dritë në fund te tunelit. Edhe pse sytë e saj duket se mund te perpeliten kur asaj i vihen në kontakt me dritën, por, për fat të keq, dëmtimi i trurit nga hemorragjia është fatal dhe nuk ka me kthim pas.
E vetmja gje per te cilen tani mjeket po perpiqen, eshte qe femija qe ndodhet në muajin e gjashtë, te arrije te shpetohet duke mbajtur 25 vjeçaren gjalle me aparatura.
Një grup me neurokirurge, anestezist, gjinekologë, neonatolog e mbajne nen vezhgim 24 orë ne 24 për të kuptuar, here pas here si të ndërhyjnë menjëherë për ta mbajtur në jetë, që gruaja te mbijetoje dhe femija të shpetojë.
Një garë kundër kohës qe fëmija të dale ne jete nëpërmjet prerjeje cezariane, vetëm ne muajin e shtatë dhe jo me përpara.
Por dy janë në fakt problemet me te cilat tani përballet fetusi.
E para është frymemarrja, pasi mushkërite e foshnjës ende nuk kane arritur te formohen sepse kjo ndodh vetëm në muajin e shtatë, apo pas tij, dhe jo me heret.
Problemi i dytë mjaft i rendesishem është truri. Nëse fëmija do të lindte pershembull sot, truri nuk është i zhvilluar sa duhet dhe i mituri më pas do të perpallet me probleme në shikim dhe dëgjim.
Atëherë, mjekeve nuk u mbetet me te bejne pervecse te mbajne gruan te pakten edhe per nje muaj ne jete permes aparaturave, me shpresë se në këtë periudhë të shkurtër por qe duket si një pafundësi, nuk do të ketë komplikime.
Gruaja është në fakt në një koma të pakthyeshme.
Problem tjeter eshte edhe fakti se gjate kesaj kohe gruaja shqiptare po mbahet me serume ku injektohen medikamente qe femijes i bejne dem./Panorama