Shtëpia e Bardhë kërkon ndihmë nga udhëheqësit e teknologjisë

Shtëpia e Bardhë kërkon ndihmë nga udhëheqësit e teknologjisë

SHPËRNDAJE
loading...

14ae72cb-0af6-4603-a803-3d880f960f9e-w640-r1-s-640x356

Me qëllim të kundërvënies së propagandës së ekstremistëve në internet, zyrtarët e lartë të Sigurimit Kombëtar amerikan, janë takuar me udhëheqësit e teknologjisë në Silicon Valley.

Shefi i Stafit në Shtëpinë e Bardhë, Denis McDonough, i ka udhëhequr bisedimet që janë mbajtur të premten me përfaqësuesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë globale, duke përfshirë edhe kompaninë Apple.

Administrata amerikane është përpjekur që t’i bindë kompanitë e teknologjisë që të bashkëpunojnë më shumë me agjencitë e inteligjencës, transmeton OraNews.

Lexo edhe  Një femër me duar të përgjakura tregon se posa ka vrarë të dashurin e saj (Video)

Një zyrtar i lartë i administratës tha se bisedimet u fokusuan në mënyrat për ta bërë më të vështirësuar përdorimin e internetit nga ekstremistët e dhunshëm, të cilët shfrytëzojnë internetin për planifikimin e sulmeve apo rekrutimin e mbështetësve.

Përfaqësues nga Google, Twitter, Microsoft, Yahoo dhe LinkedIn, gjithashtu morën pjesë në takim.

loading...