Shtëpi Shëndetësi Shurupi i qepës së kuqe me mjaltë, lehtëson virozat e dimrit

Shurupi i qepës së kuqe me mjaltë, lehtëson virozat e dimrit

Shperndaje në Facebook.

66575

Pasi që sezoni i ftohjeve dhe viruseve ka filluar në masë të madhe, ju sugjerojmë të provoni këto receta të shkëlqyeshme që me siguri do të lehtësojnë problemet dhe do t’ju kursejnë nga një kollë e vazhdueshme ose ju çlirojnë nga simptoma të tjera të pakëndshme.

Për përgatitjen e shurupit të qepës shikoni udhëzimet që vijojnë më poshtë:

Grini në copa të holla e të vogla 600 gram qepë të kuqe dhe vendosini në një litër e gjysmë ujë. Shtojini rreth 1200 gram mjaltë të papërpunuar dhe 60 gram sheqer. Kjo përzierje duhet të gatuhet ngadalë për 3-4 orë. Pasi të jetë gatuar, futeni në kavanoza qelqi dhe mbyllini hermetikisht.

Kavanozat vendosini në një vend të thatë e të errët. Ky ilaç është i rekomandueshëm edhe për fëmijët. Jepini nja lugë çaji nga ky ilaç 2 herë në ditë, para buke.