Shtëpi Video Si sot 17 vjet më parë Serbia sulmonte dy media kosovare

Si sot 17 vjet më parë Serbia sulmonte dy media kosovare

Shperndaje në Facebook.

serbia

Si sot 17 vjet më parë dy aeroplanë bombardues të Serbisë  sulmuan selinë e Agjencisë së Lajmeve “KosovaPress” dhe radios “Kosova e Lirë” në fshatin Berishë.

Për pasojë mbetën të vrarë Elbasan  Berisha, 16-vjeç, si dhe u plagosën dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje.

Një ditë para këtij sulmi po ata aeroplanë kishin goditur ish-selinë e zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi në Kleçkë.

Dy aeroplanë jugosllavë të tipit “Mig 21”, në orën 8:20, morën në shënjestër lagjen e fshatit Berishë, ku ndodhej selia e Radios dhe e Agjencisë, dy institucionet informative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.