Shtëpi Lajme Si ta mbani tualetin gjithmonë të pastër dhe me aromë të freskët?

Si ta mbani tualetin gjithmonë të pastër dhe me aromë të freskët?

Shperndaje në Facebook.

tualet_1477702764-6030849-png

Mund të pajtoheni kur themi se nuk ka asgjë më të ndytë sesa pastrimi i tualetit.
Sidoqoftë, një tualet i pastër dhe i freskët ndihmon ta mbani të gjithë shtëpinë të shëndetshme, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të bëni çmos për ta mbajtur atë të pastër, transmeton Telegrafi.

Lajmi i mirë është se mund të bëni vet produkte shtëpiake me të cilat mund ta pastroni tualetin, duke i eliminuar të gjitha mikrobet dhe mikroorganizmat.

Përbërësit:

– Shtatë deri tetë gota sodë buke

– Dy gota lëng limoni

– Një lugë gjelle uthull

– Një lugë gjelle peroksid hidrogjeni (3 për qind, të cilin mund ta blini në farmaci)

– 15 pika vaj aromatik

Procedura:

Në një tas vendosni sodën e bukës dhe derdhni lëngun e limonit. Pastaj, në një tas të vogël përzieni hidrogjenin peroksid dhe uthullën. Bashkoni të dyja dhe vendosni vajin aromatik, sipas përzgjedhjes suaj.

Me ndihmën e lugës krijoni forma të gjysmë topit dhe vendosni ato në një letër gatimi për t’u tharë. Nëse dëshironi, mund të aplikoni edhe një kombinim të ujit me uthull në guaskën e tualetit.

Në fund, gjysmë topave ju nevojiten të paktën katër orë për t’u tharë, edhe pse këshillohet t’i lini ashtu tërë natën.

Të nesërmen, ata i futni në një tas afër tualetit kur të jenë tharë dhe i lini ashtu.

Brenda pak kohe do të vëreni që tualeti juaj është më i pastër dhe mban erë më të mirë.