Shtëpi Video Si ta menaxhoni lodhjen gjatë muajve të shtatzënisë

Si ta menaxhoni lodhjen gjatë muajve të shtatzënisë

Shperndaje në Facebook.

Ja disa metoda për t’u çlodhur gjatë shtatzënisë. Nëse ndiqni këto këshilla muajt tuaj të shtatzënisë do të kalojnë më shpejt dhe ju nuk do e ndjeni fare lodhjen e tyre.

Merruni me pedikyr

Një nga rrugët e mia të preferuara për t’u çlodhur, gjatë shtatzënisë, është kur unë merrem me pedikyr! Është mjaftë e vështirë për të arritur gishtërinjtë tuaj, kështu që vetëm mbështetuni prapa dhe dikush tjetër le të bëjë punën për ju. Përveç kësaj, masazhi e këmbëve do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë, pasi ato do ti keni të enjtura dhe ne të gjithë i duam thonjtë të rregulluar gjatë verës, apo jo?

Bëni banjë me flluska

Ah, kjo metodë e vjetër e relaksimit. Banjot me flluska do t’ju habisin çdo herë! Ndizni një qiri dhe lëshoni pak muzikë që do t’ju bëjnë të relaksoheni dhe të harroni stresin edhe më shumë! Vetëm të jeni të kujdesshme që uji nuk duhet të jetë shumë i ngrohtë. Gratë shtatzëna duhet të mbajnë temperaturën e trupit në nivel, për shëndetin e tyre dhe sigurinë e bebit brenda që mbajnë.

Dilni në darkë

Edhe ato të cilat duan të gatuajnë, kanë nevojë për një pushim! Dalja jashtë për darkë ju kursen nga gatimi ose pastrimi. Nëse ju nuk ndiheni rehat të lini shtëpinë, ju mund edhe të porositni diçka që t’jua sjellin! Pastrimi do jetë më i lehtë, dhe ju mund të merrni edhe bashkëshortin tuaj për t’ju ndihmuar.

Dilni në diell

Është e rëndësishme për ju, që të merrni mjaftueshëm vitaminë D gjatë shtatzënisë, kështu që vazhdoni te merrni një karrige dhe uluni jashtë diku, në një lëndinë, dhe qëndroni për afro dy orë në rrezet e diellit! Mund të merrni një libër të mirë për të lexuar ose mund të mbështeteni dhe të bëni një sy gjumë të lehtë. Vetëm të jeni të kujdesshme dhe ti shmangeni ekspozimit të tepruar. Ju nuk dëshironi të merrni djegie nga dielli!

Bëni një masazh paralindjes

Nëse ju keni para shtesë për të shpenzuar, të bëni një masazh paralindjes, është një mënyrë e mirë për t’u çlodhur dhe për të larguar stresin! Vetëm të jeni e sigurtë, që ju t’i tregoni terapistit tuaj, se jeni shtatzënë dhe që kjo duhet të behët me shumë kujdes. Pini shumë lëngje, sepse masazhet kanë tendencë për t’i harxhuar ato nga sistemi i trupit tuaj!

Kaloni ditën duke bërë atë çfarë ju dëshironi

Pasi fëmija të jetë lindur, jeta juaj do të ndryshojë në tërësi. Ju nuk do të keni shumë kohë të lirë si më parë, prandaj përfitoni tani nga koha! Kaloni një ditë duke bërë atë që ju doni të bëni. Nëse kjo është leximi, shopingu, apo hedhja në divan që të hani patate të skuqura, dhe gjëra të tjera që ju pëlqejnë t’i bëni. Mos u ndjeni keq për t’i bërë këto! Ju i meritoni të gjitha

pre_1459268987-6168367