Si ta trajtoni lëkurën e tharë?

Si ta trajtoni lëkurën e tharë?

SHPËRNDAJE

loading...

11-60

Lëkura e tharë është një dukuri e shpeshtë, veçanërisht gjatë dimrit. Jua sjellim disa këshilla për ta trajtuar atë

Çfarë ndihmon në rastin e lëkurës së tharë?

Shmangini detergjentet që mund ta thajnë edhe më shumë lëkurën tuaj. Secilën herë pas dushit aplikoni krem, losion ose qumësht për trup. Më të mirët janë kremrat me bazë vajore, sesa kremrat hidratues me bazë ujore. Para se të flini kujdesuni për lëkurën tuaj, më së miri është që ta aplikoni ndonjë vaj për lëkurë ose ndonjë krem të pasur. Shmangeni ngrohjen e tepërt të dhomës, si dhe ndryshimet e mëdha të temperaturave. Mbrojeni lëkurën nga dielli dhe era, si dhe pini shumë ujë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bimët për lëkurë të tharë

Aloe vera: Në formë të xhelit mund ta aplikoni në pjesët e prekura.

Kumaku: Mund të përdoret si spërkatës, krem ose si përbërës në kremra.

Lexo edhe  Për 7 ditë rrudhat zhduken: Kremi shtëpiak nga 4 përbërës është bërë hit për femrat!

Livanda: Gjatë dushit ia shtoni pesë pika vaji eterit të livandës xhelit tuaj për dush.

Aguliçja: Vaji i aguliçes i lehtëson problemet e tharjes së lëkurës si nga jashtë ashtu edhe nga brendia.

Të ushqyerit

Në të ushqyer përfshini shumë pemë, perime, drithëra me kokrra të plota dhe pemë me lëvozhga. Hudhrat, vezët dhe shpargujt ndihmojnë në arritjen e një lëkura të lëmuar e rinore. Pemët dhe perimet me ngjyrë të verdhë dhe të portokalltë janë veçanërisht të dobishme sepse janë të pasura me vitaminë A dhe me antioksidues. Veçanërisht e mirë është karota. Shmangini ushqimet e përpunuara dhe mos pini pije të gazuara dhe të pasura me sheqer. Gjithashtu shmangeni alkoolin dhe kafeinën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vajrat eterike për lëkurë të tharë

Vaji i kamomilit

Vaji i livandës

Vaji i trëndafilit

Vaji i barbarozës

Vaji i paçulit.