Shtëpi Lajme Si të fshini historinë në Facebook

Si të fshini historinë në Facebook

Shperndaje në Facebook.

20161025182030119646

Facebook mban çdo lëvizje të përdoruesve në platformën e saj, transmeton koha.net.

Kur përdoruesit pëlqejnë ndonjë foto apo komentojnë në ndonjë postim, gjiganti social mban gjurmët, ndërsa përdoruesit mund ta shikojnë këtë në “Activity Log”, në aktivitetet e llogarisë.

Por Facebook nuk është duke mbajtur shënime vetëm kur përdoruesit reagojnë në ndonjë faqe apo postim, ata po ashtu mbajnë gjurmët e lëvizjeve pasive të tyre, në veçanti kërkimet tuaja në këtë platformë, transmeton koha.net.

Facebook, sikurse Google, mban të dhënat për çdo kërkim të përdoruesve në shiritin e tyre të kërkimeve, me kohë e datë të kërkimeve.

Fatmirësisht, nëse dëshironi t’i fshini ato, ka një mënyrë për t’u qasur në historinë e kërkimeve për t’i edituar apo për fshirjen e tyre.
Fillimisht klikoni në shiritin e kërkimeve të Facebook, aty do të ju shfaqet një listë e njerëzve që keni kërkuar, dhe klikoni “edit” (editoni).

Pasi shfaqet historia e kërkimeve, ku ju mund të zgjidhni kërkimet që dëshironi t’i fshini në ikonën që ju shfaqet afër, apo mund të klikoni “Clear Searches” (pastroni kërkimet) në këndin e sipërm në të djathtë të faqes.