Shtëpi Shëndetësi Si të hiqni puçrrat që ju krijohen në kurriz

Si të hiqni puçrrat që ju krijohen në kurriz

Shperndaje në Facebook.

Puçrrat janë një problem irritues dhe shumë i dhimbshëm i lëkurës. Megjithatë, problemi mund të jetë shumë më keq kur ata ndodhen në kurriz. Duke qenë në këtë zonë, ata mund të krijojnë shumë vështirësi në të fjetur dhe si pasojë ngadalësojnë procesin e shërimit.

Përpos kësaj, ju nuk mund t’i shihni puçrrat në këtë zonë të trupit dhe kështu nuk mund ta analizoni dot gjendjen e tyre. Ashtu si aknet e fytyrës, edhe këto shkaktohen nga bakteret si dhe prodhimi i tepërt i sebumit në poret e lëkurës.

Faktorë të tjerë shkaktarë lidhen me përdorimin e locioneve të ndryshme apo vajrave të trupit, rrobat e ngushta, stresi apo kujdesi jo i duhur për lëkurën.

Shfrani i Indisë është një erëz e cila përdoret gjërësisht edhe si ilaç. Përmban agjentë antibakterialë që ndihmojnë të shkatërrojnë bakteret që krijojnë këto puçrra.

Ky përbërës që përdoret gjerësisht edhe në kuzhinë, ka një përbërës anti-inflamator që ndihmon në reduktimin e dhimbjeve. Ndihmon gjithashtu në balancimin e nivelit të pH të lëkurës.
Ja si të përgatisni një recetë me këtë përbërës për të zhdukur cdo pucërr në kurrizin tuaj:

Përbërësit:

2 lugë gjelle shafran Indie

Vaj susami

Përgatitja:

Miksoni shafranin e Indisë me vajin e susamit dhe krijoni me to një pastë.

Aplikojeni atë në zonën ku keni puçrra në kurriz.

Lëreni të veprojë për rreth një orë dhe më pas shpërlajeni.

Përdoreni këtë ilaç natyral një ose dy herë në ditë për disa ditë radhazi.

Gjithashtu, pini qumështin me shafran Indie dy herë në ditë për të luftuar inflamacionin dhe dhimbjen që shkaktojnë puçrrat.