Shtëpi Shëndetësi Si të parandaloni sulmet e zemrës?

Si të parandaloni sulmet e zemrës?

Shperndaje në Facebook.

Sipas statistikave të bëra në lidhje me sëmundjet që më së shumti janë të përhapura; sëmundja e zemrës zë vendin e parë dhe është një sëmundje vdekjeprurëse.

Ekzistojnë shumë faktorë të cilët na shpien deri tek infarkti por më të shpeshtë janë dietat e tepërta (ushqimi jo i shëndetshëm), mungesa e aktivitetit fizik dhe stresi.

Për të parandaluar sulmet e këtilla, ju duheni që të konsumoni ushqim të shëndetshëm. Këtu keni një listë të ushqimeve që janë të dobishme për zemrën:

Djathi

Djathi njihet si ushqim i cili përmbanë shumë kolesterol dhe shumica e njerzve iu shmangen, por nëse konsumohet në sasi mesatare, në fakt ulë presionin e gjakut dhe redukton nivelin e kolesterolit.

Çaji i Gjelbërt

Çaji i gjelbërt ndihmon në rritjen e energjisë dhe ka efekt qetësues. Antioksidantët nga ky çaj ulin nivelin e kolesterolit dhe e përshpejtojnë metabolizmin tuaj. Për rezultate më të mira preferohet që të konsumohet nga dy gota në ditë.

Brokulli

Është një ndër perimet më me kalori dhe përmbanë vitaminën K. Përdorimi i tij pengon shtresimin e kalciumit në arterie, regullon kolesterolin dhe nivelet e presionit të gjakut. Kështu që, ta keni parasyshë brokullin kur se të përgatitni ushqim.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë është i njohur për vetitë e tij shëruese. Është shumë i dobishëm për shërimin e ndezjeve dhe gjithashtu mund të parandalojë depozitimin e tepruar të dhjamit në trup. Mund të përdoret si çaj ose si pluhur në lloje të ndryshme të ushqimit.

Shega

Shega është gjithashtu shumë e mirë për qarkullimin e gjakut për shkak se përmbanë kemikatet që ndihmojnë në prodhimin e oksidit nitrik. Shega mund të pihet edhe si lëng, por edhe mund të hahet si frut.

Lëngu i Portokallit

Lëngu i portokallit është i pasur me antioksidant të cilët kanë aftësinë për të zvogëluar presionin e lartë të gjakut dhe për të përmirësuar gjakun në vena. Rekomandohet që të përdoret cdo ditë për të furnizuar trupin me sasi të mineraleve të nevojshme, vitaminave; sidomos vitaminën C.

Shalqiu

Shalqiu është frut shumë i shëndetshëm dhe ka oksidin nitrik që ndihmon në zgjerimin e venave të gjakut. Është i mbushur me lëndë ushqyese të nevojshme për trupin dhe është më se i duhuri për freskim në ditë të nxehta vere.

Kafja

Është vërtetuar se kafja ka efekt pozitiv për zemrën dhe se konsumimi i saj në sasi të duhur mund të parandalojë sulmet e zemrës për 20%. Por sigurisht, konsumimi i tepërt i saj mund të shkaktoj probleme tjera shëndetësore.

Salmoni

Salmoni është ushqim shumë i shëndetshëm. Për shkak të përmbajtjes së tij përplot me yndyrëra të duhura pengon ndezjen dhe kolesterolin. Çdo lloj peshku është pjatë e shëndetshme.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit është përdorur me shekuj nga Italianët dhe Grekët dhe është përbërësi më i mirë për të promovuar  shëndetin. Ky përmbanë yndyrëra të duhura që pengon kolesterolin. Për shkak të kësaj, mund të ndalojë rrezikun për infarkt deri në 41%.

Spinaqi

Spinaqi njihet për aftësinë e tij për të forcuar muskujt dhe është shumë efikas në rregullimin e presionit të lartë të gjakut dhe pastrimin e arterieve.

Algat e Detit

Algat e detit përmbajnë shumë lëndë ushqyese, siç janë proteinat, mineralet, vitaminat, antioksidantët dhe shumë të tjera. Algat e detit kanë shumë beneficione, si psh të mbajturit nivelet e duhura të presionit të gjakut, rregullimin e qarkullimit të gjakut, si dhe zgjerimin e venave të gjakut. Algat e detit nëse konsumohen çdo ditë, mund të zvogëlojnë kolesterolin deri në 15%.

Avokado

Avokado është shumë e shëndetshme dhe ka shumë veti shëruese. Avokado përmbanë yndyrëra të shëndetshme të cilat kanë aftësi për të mbajtur nivelet e duhura të kolesterolit dhe për të pastruar arteriet. Avokado mund të konsumohet si lëng, ose mund të hahet si sallatë.

Boronicat e kuqe

Aftësia e boronicave të kuqe është zvogëlimi i kolesterolit të dëmshëm dhe rritja e kolesterolit të dobishëm. Nëse konsumohet çdo ditë nga dy gota lëng boroniceje e kuqe, mund të parandalohet rreziku i sulmit të zemrës deri në 40%.

Arrat

Arrat përmbajnë sasi të mëdha të omega 3 dhe yndyrëra të pangopura të cilat janë shumë të dobishme për kolesterolin, nyjet dhe memorien.