Shtëpi Lajme Si të pastroni këmbët me sodë buke

Si të pastroni këmbët me sodë buke

Shperndaje në Facebook.

Nëse doni të kujdeseni për këmbët tuaja dhe t’i mbani të pastra gjithmonë, nuk do të keni nevojë të shkoni në një sallon bukurie për ta bërë këtë.

Ne do t’ju njohim me një trajtim shumë efikas dhe ju mund ta bëni edhe këtë fare lehtë në shtëpinë tuaj.

Rezutatet do të jenë të pabesuesmhe, duke i bërë këmbët tuaja të duken shumë mirë. Kjo, vetëm nëse e bëni këtë sipas udhëzimeve të mëposhtme.

Përbërësit:
3 lugë gjelle sode buke
4-5 litra ujë

Përgatitja:

Hidhni ujin e ngrohtë dhe sodën e bukës në një enë të madhe. Përziejini mirë dhe zhysni më pas këmbët në të. Mbajini për 15-20 minuta.

Pas kësaj fshijini këmbët me një gur pastrues dhe aplikoni te to pak vazelizë ose ndonjë krem tjetër ushqyes.

Bëjeni këtë në bazë ditore për rreth 5-7 ditë. Bëni një pushim prej një jave dhe më pas përsëriteni trajtimin sërish edhe një javë tjetër.