Shtëpi Lajme Skandal: Gazeta turke: Shqiptarët janë “Pis Milet”

Skandal: Gazeta turke: Shqiptarët janë “Pis Milet”

Shperndaje në Facebook.

zaman3-520x358

Gazeta opozitare turke Zaman i ka bërë jehonë reagimeve të indinjuara të politikanëve shqiptarë përballë kërkesë së Erdoganit.

Zaman përcillte disa nga deklaratat e deputetit socialist Ben Blushi, si “Shqipëria nuk është një koloni e Turqisë” dhe se “asnjë president i një vendi nuk mund t’i kërkojë një vendi tjetër diçka të tilla”. Blushi citohej edhe për deklarata të tjera si “Nuk e kam parë lëvizjen e Gulenit të vrasë ndonjë. Shkollat që do të mbyllë Erdogani në Shqipëri kanë ndihmuar mijëra studentë” dhe se “Babai ynë nuk është Erdogani, por Ismail Qemali”, tha ai.

Zaman përcillte gjithashtu edhe deklaratat e ish-ministrit socialist të Ekonomisë Arben Malaj, i cili u shpreh se “mbyllja e shkollave në vendin tonë në këmbim të investimeve turke, bëhet për të transferuar telashet e brendshme të Turqisë në vendin tonë. Prania ekonomike turke në Shqipëri mund të jetë e rëndësishme, por për demokracinë do të ishte e dëmshme që të ndërmerreshin hapa të tillë”.

Kjo gazetë citoi edhe gazetarin Mero Baze, të cilit i përmendte, ndër të tjera, shprehjen se “më shumë se sa të jetë Turqia partneri ynë lindorë, duhet të jemi ne miqtë perëndimorë të Turqisë”.

Zaman përmendi edhe simbolet e sikletshme shqiptare në praninë e Erdoganit.

Zaman shkruan se gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun Bujar Nishani, qe i pranishëm edhe busti i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ka luftuar kundër Perandorisë Osmane.

Gazeta në fjalë shkruan se nga fotot e postuara të kryeministrit Edi Rama, ishin disa ku shihej Erdogani të kalonte pranë portretit të Ismail Qemal Bej Vlorës, dhe disa të tjera ku kishte Gjergj Kastriotin Skenderbeun në prapavijë, gjë që Erdoganin e kishte bëre të ndihet i fyer. /shqiptari.eu