Shtëpi Video Skandal: Në Pediatri s’kanë as termometër – Mjekja: Dërgoje fëmijën në Spitalin...

Skandal: Në Pediatri s’kanë as termometër – Mjekja: Dërgoje fëmijën në Spitalin Amerikan!

Shperndaje në Facebook.

Në Klinikën e Pediatrisë në QKUK ka mungesë të termometërve, gjë që e vështirëson edhe punën e duhur nga ana e mjekëve.

Një qytetar nga Prishtina, Visar Ramadani ka treguar për Indeksonline shqetësimin e tij lidhur me kushtet në këtë repart dhe mos sjelljen adekuate nga ana e doktoreshës H.R.

Ramadani ka thënë se sot ka dërguar vajzën e tij të vogël e cila kishte temperaturë të lartë deri në 40 gradë dhe në momentin kur ka arritur në repartin e Pediatrisë i është dashur të pres një orë.

“Sot shkova në repartin e pediatrisë sepse e kisha vajzën me temperaturë ekstreme, dhe kur arrita aty më lanë të pres një orë, pastaj hyra për me kontrollua vajzën te mjekja kujdestare H.R e cila më pyeti se çfarë ka vajza i tregova se ka temperaturë të madhe ajo e dëgjoi në gjoks, ja shikoj fytin dhe e shënoj në raport dhe më tha që ti marr disa barna”, ka thënë Ramadani.

Mirëpo atij i kishte bërë përshtypje se përse doktoresha nuk e ia kishte matur temperaturën vajzës së tij dhe në momentin kur e ka pyetur doktoreshën se përse nuk po ia mat temperaturën doktoresha H.R i është përgjigjur:“Nuk kemi termometër”.

Ramadani e ka pyetur sërish se si është e mundshme mos me pas termometër, përgjigjja e doktoreshës kësaj here ka qenë pak më e vrazhdë.

“Nuk kemi se na i kanë thy valla edhe nëse nuk  të pëlqen shërbimi dërgoje vajzën në Spitalin Amerikan”, është përgjigjur doktoresha H.R.

Ramadani ka thënë se kjo është njëra nga arsyet që do ta lëshojë Kosovën.

E raste të tilla si i Visar Ramadanit ndodhin shpesh herë tek ne, e gjitha kjo vije si pasojë e një sistemi të dobët shëndetësor në vend.Skandal: Në Pediatri s