Shtëpi Lajme Skandal në spital, mjekët tallen me pacientin pa ndjenja në operacion (Video)

Skandal në spital, mjekët tallen me pacientin pa ndjenja në operacion (Video)

Shperndaje në Facebook.

Pesë mjekë janë pushuar nga puna pasi është bërë publike një video e pazakonte e tyre me një person që ndodhej i shtrirë në sallën e operacionit.

Mjekët dhe infermieret shikohen teksa qeshin dhe kërcejnë rreth pacientit. Videoja është bërë në klinikën Santa Cruz de Bogota, Bolivar, Kolumbi.

Pacienti është tërësisht pa ndjenja, i zhveshur dhe qëndron mbi tavolinë duke pritur që të operohet.

Dyshohet se kanë qenë punonjësit e spitalit ata që kanë bërë këtë video dhe më pas e kanë nxjerrë online, ku është bërë brenda shumë pak kohe virale.

Autoritetet kanë bërë me dije se janë pushuar nga puna 5 punonjës, duke qenë se kanë thyer hapur rregullat dhe protokollin.