Shtëpi Video Skandal: Profesori nga Kumanova kapet duke masturbuar në tualetin e shkollës (VIDEO)

Skandal: Profesori nga Kumanova kapet duke masturbuar në tualetin e shkollës (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

1-1047-620x330

Ditëve të fundit po qarkullojnë video-incizime private të një profesori nga Kumanova, duke masturbuar në tualetin e një shkolle. Për shkak të kësaj videoje, disa prindër të revoltuar kanë mbledhur peticion ku kërkojnë suspendimin e tij, më saktësisht ai të largohet nga puna. Ekipi i TV21 ishte në Çerkez të Kumanovës, dhe nga biseda me profesorin Nijazi Sadiku, kuptuam se videoja është private, gjegjësisht se është bërë në banjën e tij. Ai thotë se inçizimet i janë vjedhur dhe keqpërdorur, me qëllim të shkatërrohet reputacioni i tij.
Për momentin, Sadiku nuk ndodhet në punë. Thotë se drejtori i ka dhënë një javë pushim derisa situata nuk qetësohet. Ai thotë se i vjen keq që videoja është parë edhe nga nxënësit. Për rastin e tij, e ka njoftuar policinë, e cila është duke hetuar se kush e ka keqpërdorur telefonin e tij dhe ia ka cenuar të drejtën e privatësisë. Siç thotë, në ditën kritike, të premten, telefoni i është bllokuar dhe e ka dërguar në Zvicër që të rregullohet. Pas kësaj, incçizimet janë paraqitur në rrjetet sociale.
Ekipi i TV 21 ishte në shkollën “Jeronim De Rada” dhe bëri inserte nga të gjitha tualetet në shkollë, ku shihet se videoja e Nijaziut nuk është bërë në shkollë, siç fillimisht akuzuan prindërit.
Përndryshe, Nijazi Sadiku ka 62 vjet. Në këtë shkollë ai 35 vite po ligjëron lëndën e kimisë dhe njëherazi është zëvendësdrejtori i shkollës. Ai është njeri familjare, ka 5 fëmijë dhe 13 nipër.