Shtëpi Lajme Sot të gjithë u përlotën nga fjalimi por shikoni sa vota mori...

Sot të gjithë u përlotën nga fjalimi por shikoni sa vota mori mirditorja kur kandidoi për deputete / FOTO

Shperndaje në Facebook.

Gerta Loku vajza nga Mirdita ditën e sotme ka mbajtur një fjalim tepër emocionues nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, duke përlotur një pjesë të deputetëve në sallë, ndërsa më pas videoja e saj është kthyer virale në rrjet duke shkaktuar regime të forta nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë.

Mirëpo pas këtij fjalimi fshihet një tjetër e vërtetë që nuk e dinim për Gertën.

Të gjithë e njohin Gertën si vajza mirditore që ka studiuar për shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë e specializuar për marrëdhënie ndërkombëtare, e cila më pas u kthye dhe hapi një fermë me dhi.

Mësohet se Gerta ka provuar të futet në politikë në vitin 2013, si kandidate e partisë Fryma e Re Demokratike për Mirditën, por ka rezultuar pa sukses.

Mësohet se Rigerta Loku nuk ka mundur të futet në Parlamentin e Shqipërisë si deputete për faktin se në 2013 ka arritur të marrë vetëm 280 vota.

Në këtë garë ajo ka pasur kundër si PD ashtu dhe PS, ndërsa sot duartrokitjet për të në sallë pas fjalimit që mbajti si një vajzë e thjeshtë që përfaqësonte fshatin në seancën e fundit të punimeve në Parlamentin rural, vërshuan si asnjëherë më parë.

Dokumenti i mëposhtëm tregon se Gerta ka qenë kandidate për deputete, por nuk është përkrahur as nga populli e as partitë, ndërsa sot çuditërisht u kthye në qendër të vëmendjes.