Shtëpi Video Speci djegës, ja efektet pozitive që i sjell stomakut

Speci djegës, ja efektet pozitive që i sjell stomakut

Shperndaje në Facebook.

cayenne-pepper-lineup-photo-620x498-620x358


Piperi Cayenne quhet ndryshe spec i kuq, i cili e ka marrë emrin nga lokaliteti nga i cili vjen, qyteti i Cayenne në Guyanen Franceze.
Kultivohet në Europe, Azi dhe Afrikë. Pluhuri i Cayenne merret nëpërmjet grirjes së specave të kuq djegës mbasi ata janë tharë. Mund të përdoret si erëz pikante në kuzhinë, për ti dhënë shije gatimeve të shumta, salcave dhe pjatave me baze orizi, makaronash, bishtajoresh apo sallatërash. Specat djegës përdoren gjithashtu për të aromatizuar vajin ekstra të virgjër të ullirit.

Piperi i kuq konsiderohet një tonik efikas dhe stimulues, karakteristika që e bëjnë një erëz të përshtatshme për të favorizuar tretjen. Stimulues i metabolizmit, përdorimi i tij konsiderohet i nevojshëm kur ndiqen dieta dobësuese për të humbur peshë. I atribuohet një efekt termorregullator në gjendje të stimulojë djersitjen, aftësi që e bëjnë të përshtatshëm në rast gripi apo të ftohuri.

Në rast kolle, bajamesh dhe dhimbje gryke, piper i kuq është efikas në mënyrë të veçantë i përzier me shurupin e panjës apo mjaltin. Per përmbajtjen e tij me kapsaicinë, konsiderohet si antidolorifik dhe antinfiamator i përdorshëm në rast dhimbjesh shpine apo dhimbje koke. Ka veti të mira antitumorale, ndihmon në qarkullimin e gjakut, uljen e treglicerideve dhe presionit të lartë të gjakut duke ndihmuar shëndetin e zemrës. Nëse keni dhimbje dhëmbësh e qetësoni duke aplikuar në pjesen që dhëmb një copë pambuk të zhytur në ujë që përmban ujë të vakët dhe piper të kuq.

Spec i kuq si diuretik, favorizon eliminimin e toksinave nëpërmjet nxjerrjes jashtë të lëngjeve, stimulon aktivitetin e stomakut dhe purifikon aparatin tretës. Pavarësisht shijes së tij pikante, ai në shumë raste favorizon shërimin e ulçërave në nivel stomaku duke kryer rigjenerim dhe rindërtim të indeve të kësaj zone. Spec ii kuq konsiderohet ndër ushqimet më të përdorshme për të detoksifikuar organizmin. Duke qenë një ilaç shumë potent dhe terapeutik, spec i kuq nuk duhet të përdoret në mënyrë të tepërt, por në sasi të vogla si të bëhej fjalë për një ilaç të vërtetë natyral.