Shtëpi Video S’ua merr mendja ku i kishin fshehur paratë !!!DY SHQIPTARË KAPEN ME...

S’ua merr mendja ku i kishin fshehur paratë !!!DY SHQIPTARË KAPEN ME KOKAINË DHE 1.3 MILIONË EURO

Shperndaje në Facebook.

Tre shqiptarë janë zbuluar nga policia holandeze në Amsterdam me 13 kilogramë kokainë dhe 1.3 milionë euro që i shikoni në foto. Ndalimi i vajzës dhe dy djemve shqiptarë, u bë pasi u kapën me kokainë, si dhe kishin fshehur shumën e madhe të parave në një ndarje të fshehtë brenda gomës rezervë të makinës së tyre tip Saab. Operacioni është kryer më 12 gusht por policia holandeze e bëri publik vetëm ditën e sotme zyrtarisht. Të arrestuarit janë vajzë 20 vjeçare shqiptare, një tjetër shqiptar 32 vjeç dhe një i tretë gjithashtu shqiptar, 36 vjeç, raporton noa.al duke cituar komunikatën zyrtare të Policisë së Holandës. Vajza u la e lirë pak orë më vonë. Nën mbikëqyrje po mbahej prej disa kohësh shqiptari me moshë 32- vjeçare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili u arrestua bashkë me dy personat e tjerë, një 36- vjeçar dhe një vajzë 20 vjeçe. Ata u kapën në kuadrin e kontrollit në shtëpinë e tyre në lokalitetin Borneolaan në distriktin Slotevarc, jugu i Amsterdamit, teksa tentonin të largoheshin nga dera e pasme e banesës bashkë me lëndën narkotike dhe eurot. Nga kontrolli që nisi në banesë u gjetën 13 kilogramë kokainë, armë zjarri, thika dhe 40 mijë euro. Më tej kontrolli në makinë zbuloi shumën e madhe të parave, duke çuar në sekuestrimin e mbi 1.3 milionë eurove në total. Pas shoqërimit në polici, vajza u la e lirë, ndërsa dy shqiptarët u dërguan në ambientet e paraburgimit, si të dyshuar për pjesëmarrje në trafikimin e lëndëve narkotike dhe pjesë e një rrjeti më të gjerë.
safe_image-2-5