Shtëpi Video Sulmohet vajza 3-vjeçare, i prehet koka (Foto)

Sulmohet vajza 3-vjeçare, i prehet koka (Foto)

Shperndaje në Facebook.


Një vajzës tre vjeçare i është prerë koka, në atë që duket të jetë një sulm joterrorist. Ngjarja ka ndodhur jashtë një stacioni të metrosë në Taipei të Tajvanit.
Nëna e vajzës ishte duke e dërguar atë në vizitë te gjyshja dhe dëshpërimisht tentoi që të ndalte sulmin ndaj të bijës, transmeton lajmi.net.
Sipas medaive lokale, një burrë është arrestuar për sulmin. Identiteti i tij i plotë nuk është bërë publik por vetëm mbiemri i tij, e që është Wang. Ai është arrestuar menjëherë pas sulmit.
Në momentin e sulmit, vajza po e ngiste biçikletën e saj dhe pranë saj ishte edhe nëna dhe papritur një njeri u afrua dhe fillimisht nëna kishte menduar se ky burrë do ta ndihmonte të bijën që të hipte kodrën.
Por më pas ai kishte nxjerr një thikë të madhe dhe e ka sulmuar vajzën. Nëna e kishte pasur të pamundur që të ndalte sulmin, transmeton lajmi.net.
Mediat raportojnë se sulmuesi ishte ndalur nga disa persona aty pranë dhe më pas edhe policia kishte reaguar menjëherë dhe e kishte arrestuar.
Kur është dërguar në polici sulmuesi Wang, 33 vjeçar para stacionit policor janë mbledhur turma të inatosura.
Sipas një agjencie shtetërore, ky person kishte të kaluar kriminale dhe njihej si një përdorues i lëndëve narkotike dhe po ashtu ishte trajtuar disa herë për probleme mendore. Ndërkaq, babai i sulmuesit ka thënë se ai jetonte me të dhe ishte i papunë./lajmi.net
a1

a2

a3