Shtëpi Lajme ‘Do të vdisni të gjithë sot!’ Gruaja misterioze paralajmëroi masakrën e Las...

‘Do të vdisni të gjithë sot!’ Gruaja misterioze paralajmëroi masakrën e Las Vegasit por…

Shperndaje në Facebook.

Vetëm pak para të shtënave me vdekjeprurëse në historinë e Amerikës, një grua misterioze ka paralajmëruar të gjithë turmën që po ndiqte një koncert në Las Vegas se i priste dicka e tmerrshme.

Vetëm 45 minuta para se sulmuesi të hapte zjarr duke vrarë 50 persona dhe duke plagosur më shumë se 200 të tjerë, gruaja misterioze fillonte të ulëriste.

“Ata janë këtu…Të gjithë do të vdisni sot!”

Gruaja, e përshkruar si hispanike dhe rreth të 50-ve, pati një shpërthim të tmerrshëm përpara njerëzve , duke i paralajmëruar të iknin sa më parë.

Por ajo u shoqërua jashtë koncertit nga forcat e sigurisë.

Pak më vonë, qindra plumba u qëlluan mbi turmën e festivalit muzikor duke e shndërruar ngjarjen në një masakër të vërtetë, shkruan “Syri.net”.

Shefi departamentit të policisë në Las Vegas saktësoi se sulmuesi ishte vendosur në katin e 32-të të hotelit “Mandalay Bay”

Lombardo deklaroi se janë lënduar gjithashtu.200 persona . Ai tha se oficerët qëlluan dhe vranë të dyshuarin, i cili është banor vendas.

Shefi i policisë njoftoi gjithashtu se autoritetet ishin në kërkonim të një person që udhëtonte me të dyshuarin .

Ai tha se policia besonte se vrasja ishte një sulm vetmitar, por konfirmoi se po përpiqeshin të gjenin një femër aziatike të quajtur Marilou Danely

Ndërkohë policia po kërkon dy automjete që thonë se janë të lidhur me sulmuesin.

Të dyja makinat mësohet se kanë targa shtetërore të Nevadas.

Video në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin të tmerruar nga vendngjarja, si dhe një prani të madhe policisë të armatosur.