Shtëpi Lajme Tekniku hap televizorin e vjetër për t’a rregulluar, shokohet nga ajo që...

Tekniku hap televizorin e vjetër për t’a rregulluar, shokohet nga ajo që gjen brenda

Shperndaje në Facebook.

Ato që gjejmë zakonisht kur hapim për të rregulluar televizorin janë vetëm telat dhe tubat prej qelqi ose plastike. Por për një teknik televizorësh në Kanada rezultoi krejt e kundërta.

Tekniku nga Ontario, Kanada hapi pjesën e pasme të televizorit të vjetër dhe zbuloi një kuti që kishte brenda më shumë se 100.000 $ para të thata.

“E dija se ishte një sasi e madhe parash”, tha Rick Deschamps, menaxheri i përgjithshëm i centralit CTV.

Deschamps vlerësoi punonjësin për sinqeritetin e tij, pasi ai ia dorëzoi kutinë e parave autoriteteve.

Së bashku me paratë, u gjetën disa dokumente që i mundësuan policisë identifikimin e pronarit 68-vjeçar të televizorit, i cili i tha hetuesve se i kishte vendosur aty 30 vjet më parë dhe televizorin ia kishte dhuruar një mikut të tij.

Ai mesa duket kishte harruar që paratë ishin brenda.

Policia tha se plani i tij në atë kohë ishte t’ua linte paratë anëtarëve të familjes si trashëgimi.

Miku e kishte hedhur televizorin, duke mos e ditur se mbeturina e tij do të kthehej në thesarin e burrit që i kishte dhuruar televizorin.